FOTO/ Ish-Miss Amerika ndahet nga jeta në moshën 49-vjeçare

FOTO/ Ish-Miss Amerika ndahet nga jeta në moshën 49-vjeçare

17:44, 29/10/2020
A+ Aa A-

Leanza Cornett, e cila fitoi titullin e “Miss Amerika” në vitin 1993, ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare.

Vdekja e Cornett u konfirmua nga kompeticioni i “Miss Amerika”, në një postim në Facebook, të mërkurën.

“Leanza kishte një shpirt të ndritshëm dhe të bukur. Ju e dini që ajo kishte vlerë të shumë njerëz, e po ashtu edhe tek ju. Ne jemi të shkatërruar nga kjo humbje e papritur në familjen tonë Miss America dhe jemi shumë keq për familjen e saj dhe miqtë e ngushtë për humbjen e tyre,” thuhet në njoftim, por pa dhënë detaje për shkakun e vdekjes së saj.

“Neës 4” në Jacksonville, Florida, qyteti i lindjes së Cornett, raporton se ajo pësoi një lëndim në kokë më 12 tetor.

Leanza fitoi titullin si “Miss Florida” në vitin 1992.

Ajo ishte e martuar me aktorin dhe ish-prezantuesin e “Entertainment Tonight”, Mark Steinees në vitet e 90-ta.

Çifti u divorcuan në vitin 2013 dhe kanë dy fëmijë së bashku: Kai, 18 vjeç dhe Avery, 16 vjeç.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco