Bebe Rexha së shpejti me një rol në kinema përkrah aktores së njohur amerikane

Bebe Rexha së shpejti me një rol në kinema përkrah aktores së njohur amerikane

21:43, 28/10/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha do të bëjë debutimin e saj të parë si aktore në filmin “Queenpins”, përkrah aktores amerikane, Kristen Bell.

Bebe ka publikuar në Instagram një foto të shkëputur nga një lajm dhe ka shkruar se po pret me padurim këtë projekt të ri.

Bad Moms, Hustlers dhe STX janë kompanitë të cilat qëndrojnë prapa kësaj komedie, pjesë e së cilës do jenë edhe: Kirby Hoëell-Baptiste, Vince Vaughn dhe Paul Walter Hauser.

“Queenpins” ndjek një amvisë (Bell) të lënë nga burri i saj dhe shoqëria, e cila vendos të marrë përsëri kontrollin e jetës së saj duke filluar në një klub të paligjshëm të kuponëve.

Kjo përfundon duke mashtruar miliona dollarë nga kompanitë e mëdha të ushqimit ndërsa bënte marrëveshje me kolegët e tjerë.

Aron Gaudet dhe Gita Pullapilly po ashtu qëndrojnë prapa kësaj ngjarjeje, të cilët njëherësh kanë shkruar edhe skenarin.

Rexha më parë ka qenë pjesë e filmit të animuar “UglyDolls”, përkrah emrave të mëdhenj si Pitbull, Emma Roberts dhe Kelly Clarkson.

 

 

 

View this post on Instagram

Can't wait for this ????

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco