‘Dhimbje koke, të vjella, kollë’/ Khloe Kardashian tregon përvojën e saj me Covid-19

‘Dhimbje koke, të vjella, kollë’/ Khloe Kardashian tregon përvojën e saj me Covid-19

21:19, 28/10/2020
A+ Aa A-

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians”, Khloe Kardashian ka treguar se ka kaluar koronavirus disa muaj më parë.

Në një klip të publikuar të mërkurën në kanalin YouTube, ajo shfaqet duke folur rreth kësaj me një zë të ngjirur.

“Sapo zbulova se unë kam Koronavirus. Unë kam qenë duke qëndruar në dhomën time. Do të bëhet mirë, por ishin disa ditë mjaft të vështira”, tha ajo.

Kim gjithashtu shfaqet në video, ku shprehet se është pritje për rezultatet e testit të saj, nëse është prekur apo jo me Covid-19.

Khloe u sëmur në fillim të marsit, kur mori pjesë në festën e një shoqeje në një kazino afër Palm Springs, të Kalifornisë.

Ylli televiziv u karantina bashkë me vajzën dhe të dashurin Tristan Thompson në Los Angeles. Nuk dihet nëse edhe vajza me të dashurin e kanë kaluar apo jo virusin.

Kardashian gjithashtu ka ndarë simptomat e saj, të cilat përfshinin të vjella, kollitje, dridhje si dhe dhimbje koke, duke shtuar se ishte ndryshe nga migrena e saj e zakonshme.

 “Ne të gjithë do ta kalojmë këtë”, nëse ndjekim urdhrat dhe dëgjojmë. Zoti na bekoftë të gjithëve”, përfundon ajo./K.H/Syri.net/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco