Kompozitori i njohur shqiptar: Për 'Marshin e UÇK-së’ kam marrë miliona euro

Kompozitori i njohur shqiptar: Për 'Marshin e UÇK-së’ kam marrë miliona euro

20:56, 28/10/2020
A+ Aa A-

Kompozitori i këngës ‘Marshi i UÇK-së’, Edmond Zhulali ka folur për herë të parë rreth këngës dhe debatit rreth saj.

Zhulali gjatë një bisede në ‘Frontal’, ka mohuar se dikush e ka porositur këtë këngë, por janë këngë që i ka porositur populli.

“Janë këngë që nuk i ka porositur njeri, janë këngë që i ka porositur populli shqiptar. Nuk i ka porositur, janë këngë të papaguara”, ka thënë Zhulali.

Kompozitori i shumë këngëve shqipe ka thënë se vlerësimi për këtë këngë është çmimi më i lartë që ai ka marrë.

“Unë, për këtë këngë kam marrë milionë euro, qindra miliona euro, kam marrë mirënjohjen e ushtarëve të UÇK-së dhe popullit të Kosovë. Nuk ka njeri që ka fuqi që ta paguaj këtë këngë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco