Nëna e saj humbi jetën me kancerin, aktorja turke prek me fjalë: Zëri jot nuk më largohet...

Nëna e saj humbi jetën me kancerin, aktorja turke prek me fjalë: Zëri jot nuk më largohet...

16:05, 28/10/2020
A+ Aa A-

Aktorja e njohur turke Hande Erçel një vit më parë humbi nënën e saj, pas një lufte të gjatë me kancerin.

Në datë 25 tetor, Aylin do të festonte ditëlindjen e në këtë ditë, Hande postoi një foto të vjetër të së ëmës, nga koha kur ditëlindjet i festonin bashkë.

Aktorja shkroi një dedikim mjaft emocionues krah fotos që na përloti.

“Zëri jot i bukur nuk më largohet nga veshi për asnjë moment, ti je këtu. Ti ende ma puth qafën çdo mëngjes. Ditëlindja jote sot është bërë e përjetshme. E di që ti çdo ditë noton në një det më të bukur nga çfarë ne mund ta imagjinojmë. Më mungon shumë nënë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco