Çfarë po ndodh me bashkëpunimin e Dua Lipës me Kanye West?

Çfarë po ndodh me bashkëpunimin e Dua Lipës me Kanye West?

12:05, 28/10/2020
A+ Aa A-

Duket se një bashkëpunim mes këngëtares Dua Lipa dhe Kanye West ka rrjedhur ilegalisht në internet.

Kanye,  regjistroi këngën me titull “Law Of Attraction” në bashkëpunim me artisten nga Kosova, për albumin e tij “Yandhi”, e cila më vonë u fshi nga rrjeti, shkruan The Sun.

Një burim i brendshëm për The Sun tha: “Dua e pëlqente shumë muzikën e Kanye-t kur ishte më e re dhe e konsideronte veten një fanse të madhe të tij”.

Dua, këngëtarja me origjinë shqiptare, thuhet se ishte ‘e entuziazmuar’ që kishte punuar në studio me Kanye-n sepse ishte një përvojë e vërtetë.

Sidoqoftë ‘koncepti i tërë kishte ndryshuar’ nga koha e publikimit të albumit, tha burimi i brendshëm për The Sun.

Në videon që u e publikua në YouTube, ku kënga e dyshes rrjedh ilegalisht, Dua paraqitet duke thënë përgjatë këngës:

“Ligji i tërheqjes, do të thotë që kam humbur pasionin. Do të thotë se kam marrë atë që kam kërkuar, pikërisht atë që kam kërkuar”.

Pas këtij konstatimi , akoma nuk ka një reagim nga dyshja mbi detajet e këtij bashkëpunimi, dhe pse kënga u fshi shumë shpejt nga platforma YouTube.

 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco