Publikoi foto me foshnjën e vdekur/ Chrissy Teigen: E dija që duhet ta ruaja këtë moment...

Publikoi foto me foshnjën e vdekur/ Chrissy Teigen: E dija që duhet ta ruaja këtë moment...

11:49, 28/10/2020
A+ Aa A-

Chrissy Teigen dhe bashkëshorti e saj John Legend kanë kaluar një periudhë të vështirë.

Modelja e humbi fëmijën e saj, pasi kishte bërë publike në rrjetet sociale problemet që kishte në shtatëzëni.

Sipas modeles, pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur beben në jetë, ato nuk ia dolën dot.

Pas disa javësh, Chrissy duket se vendosi të fliste publikisht duke përshkruar dhimbjen që përjetoi pas humbjes së foshnjës së saj në fillim të këtij muaji.

Në atë periudhë, modelja publikoi një foto nga shtrati i spitalit pas abortit të djalit, foto e cila bëri xhiron e rrjetit.

Imazhet e realizuara nga bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend u vlerësuan nga shumë ndjekës për guximin që Chrissy Teigen tregoi, por edhe u kritikuan nga një pjesë e konsiderueshme e tyre.

Në një postim në blog, ajo iu drejtua kritikëve të saj duke thënë: “Nuk mund ta shpreh sesa pak më intereson fakti që ju i urreni fotot.’.

Ajo tregoi se i kërkoi mamasë dhe bashkëshortit të saj që ti bënin foto “sado e pakëndshme që ishte ngjarja”.

Më pas rrëfeu:  Unë e dija që duhet ta ruaja këtë moment përgjithmonë, në të njëjtën mënyrë më duhej të kujtoja teksa e puthja dhe absolutisht e dija që kisha nevojë ta ndaja këtë histori.”

Kujtojmë se çifti është prind i dy fëmijëve të tjerë.

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco