Bashkë por në role të ndryshme/ Dy këngëtaret shqiptare pjesë e MTV EMA

Bashkë por në role të ndryshme/ Dy këngëtaret shqiptare pjesë e MTV EMA

08:50, 28/10/2020
A+ Aa A-

MTV EMA’s ka bërë bashkë dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipën dhe Rita Orën.

Rita Ora do vijë në rolin e prezantueses së MTV Europe Music Award që do mbahet më 9 nëntor.

Ishte vetë Rita, ajo që  ndau lajmin me ndjekësit në Instagram ku shkroi: “E emocionuar që do të prezantoj MTV EMA këtë vit.”

Ndërkohë, këngëtarja Dua Lipa është nominuar në tre kategori, atë të “Best Artist”, “Best Song” me Don’t Start Now dhe “Best Pop”.

Nominimet e MTV EMA kryesohen nga këngëtarja Lady Gaga, me 7 kategori.

Ndërkohë, ngelet për tu parë marrëdhënia mes tyre gjatë ‘MTV Europe Music Award’ pasi kujtojmë se dyshja nuk kanë marrëdhënie të mira.

Rita Ora dhe Dua Lipa kanë ndjekur të njëjtën shkollë në Londër, kanë të njëjtët miq të përbashkët dhe familjet e tyre vijnë nga Kosova, por vajzat nuk flasin!

Në kohën kur marrëdhënia e tyre po pëflitej masivisht, 'The Sun' shkroi:

“E ndërkohë që është më se normale të mendoni se ka solidaritet mes dy vajzave, në fakt mes tyre nuk ka fare ndjenja dashamirësie.

Duket se çdo gjë ka nisur në tentativat e para të Dua-s për t’u bërë pjesë e muzikës ndërkombëtare, ku motra e Ritës, Elena Ora, e cila punon në një kompani menaxhimi muzike, i ka kthyer kurrizin, me frikën se një ditë Dua do t’i rrëmbente kurorën Ritës”.

 

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco