Kur do të rikthehet Eurovision?

Kur do të rikthehet Eurovision?

08:38, 28/10/2020
A+ Aa A-

Sietse Bakker, Producent Ekzekutiv i Konkursit të Këngës Eurovision 2021, ka deklaruar se spektakli i madh do të mbahet në Maj të vitit të ardhshëm.

“Është fantastike që të njëjtat 41 vende që do të kishin marrë pjesë këtë vit akoma dëshirojnë të vijnë në Holandë në maj 2021”.

Situata pandemike, anuloi edhe planet e festivalit “Eurovision 2020” por jo vetëm, pasi pritej që fituesja e festivalit të RTSH-së, Arilena Ara do të përfaqësonte Shqipërinë.

Është konfirmuar se 41 vendet që hynë në këngë për konkursin e anuluar në maj janë regjistruar në konkursin 2021 në Roterdam, kështu që të gjithë do të kenë një mundësi të dytë.

Vendet që do të konkurojnë janë: Shqipëri, Armeni, Australi, Austri, Azerbajxhan, Bjellorusi, Belgjikë, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjeorgji, Gjermani, Greqi, Islandë, Irlandë, Izrael, Itali, Letonia, Lituania, Malta, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, San Marino, Serbia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Holanda, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco