Këngëtarja me origjinë shqiptare do të prezantojë 'MTV Europe Music Awards 2020'

Këngëtarja me origjinë shqiptare do të prezantojë 'MTV Europe Music Awards 2020'

17:08, 27/10/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja e famë botërore Rita Ora ditën e sotme ka dhënë lajmin se do të jetë prezantuese e MTV Europe Music Awards 2020 që do të jetë më 8 nëntor.

Në një postim që ka ndarë në InstaStory, Rita shkruan: “E emocionuar që do ta prezantojë këtë vit, MTV EMA”.

Alicia Keys, DaBaby, Karol G, Jack Harlow dhe Tate McRae, këto janë disa nga artistet që do të performojnë në MTV Europe Music Aëards (EMA).

Lady Gaga, në tjetrën anë kryeson nominimet për EMA me gjithsej shtatë çmime duke përfshirë, “Videoja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Bashkëpunimi më i mirë i vitit”, për këngën e saj “Rain on Me”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco