‘Shqipëria larg modelingut të mirëfilltë’/ Sonny K.Elson në ‘Syri i keq’: Ku ndryshon një modele nga një Miss

‘Shqipëria larg modelingut të mirëfilltë’/ Sonny K.Elson në ‘Syri i keq’: Ku ndryshon një modele nga një Miss

16:45, 27/10/2020
A+ Aa A-

Sonny K. Elson është një nga fotografët më në zë në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Syri i Keq” për ditën e sotme Sonny foli për modelingun në Shqipëri dhe mënyra se si ka ndryshuar modelet e dikurshmet, me modelet e sotme, ato të instagramit.

I pyetur nga moderatori Kelvin Kadilli, nëse ka në Shqipëri modeling të mirëfilltë, Sonny tha se vendi ynë është ende larg kësaj gjëje, pasi nuk ka treg.

“Tregu bëhet nga stilistët. Ne nuk kemi as javë mode këtu. Gjërat këtu importohen, në vend që punojmë me stilist ne punojmë me dyqane."

Më tej, ai foli se ku ndryshon një modele dhe një Miss midis tyre, pasi këto dy figura gjithmonë ngatërrohen mes njëra-tjetrës.

“Modele kemi, por ndoshta jo shumë. Një modele quhet  dikush që ka të ardhurat nga modelingu, jo dikush që bën dhe një punë tjetër. Është e vërtetë që nuk ka treg, por modele ka. Përshembull, Naomi Campbell ka qenë vetëm modele, nuk ka punuar në Call Center paradite. Ato ishin modele që njihen në mbarë botën, janë të njohura që nga koha që nuk kishte Instagram dhe Facebook.  Mua po më hoqe Instagram, unë fotograf ngelem, ndërsa modeleve po u hoqe Instagramin s’ka më modele.

Modelingu ka ndryshuar, ashtu si edhe fotografitë, kanë ndryshuar shumë gjëra. Të mos ngatërrojmë Miss-in me modelen. Një modele përton të bëhet Miss, ndërsa një Miss ëndërron të bëhet modele, e fitojë njëherë kurorën, çdo bëjë gjë tjetër. Në Shqipëri është gabim. Modelj është ajo që di t pozojë, të aktrojë, ndërsa Missi shkon në një kompeticion dhe do të përzgjidhet për tu bërë Miss, pra “Paqe në Botë”. Kur më vijnë vajza për modeling, i pyes në çfarë vendi ke punuar, më thonë “kam punuar tek Missi”./K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco