Teuta Krasniqi tregon çfarë mendon për Afronën

Teuta Krasniqi tregon çfarë mendon për Afronën

15:51, 27/10/2020
A+ Aa A-

Aktorja Teuta Krasniqi ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’, ku foli për shumë tema në jetën e saj, duke prekur jetën personale dhe profesionale po ashtu.

Ndër të tjera, Teuta foli për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Blero, me të cilin janë të ndarë prej vitesh, dhe pse janë prindër të një vajze.

Të dy, tashmë kanë vazhduar jetën me partnerë të tjerë.

Blero, prej vitesh është i martuar me modelen Afrona Dika, me të cilën Teuta gjithmonë është shprehur se ruan një raport miqësor.

E pyetur në lidhje me këtë temë, Teuta u shpeh:

“Që në fillim kam pasur shumë paragjykime, edhe gjykime, edhe fjalë, edhe se si është e mundur, edhe kanë menduar se mua nuk duhet të më pëlqejë Afrona. Jo, unë kam shumë mendim të mirë për Afronën. Afrona është shumë vajzë e mirë. Është me të vërtetë person të cilin unë e respektoj shumë, edhe kemi raporte shumë të mira, sepse tek e fundit nuk ka qenë Afrona shkaktare apo Adonisi shkaktar.

Të dy kanë hyrë në jetën tonë më vonë, për këtë nuk ka arsye për të pasur asnjë ndjenjë negative. Për ne është me rëndësi gjithmonë lumturia e Tarës. Edhe sot Tara, përveç që natyrisht Tara jeton me mua, çdo ditë e sheh babain e saj, edhe sa herë që do, shkon edhe rri tek ai, apo pushime, apo gjëra të ndryshme. Sepse nuk jemi kështu me data apo me ëeekend, siç ka shumë raste. Jemi në rregull”.

Kujtojmë se Teuta, aktualisht është e martuar me Adonisin me të cilin ka dhe një tjetër vajzë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco