Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Modelja 20 vjeçare i jep fund jetës në hotel, ja arsyeja trishtuese që çoi drejt aktit të rëndë

Modelja 20 vjeçare i jep fund jetës në hotel, ja arsyeja trishtuese që çoi drejt aktit të rëndë

17:43, 26/10/2020
A+ Aa A-

Një 20 vjeçarja ka vrarë veten në një hotel, pasi shëndeti i saj mendor u përkeqësua, për shkak se ka qenë e abuzuar seksualisht në moshën 13-vjeçare, ka deklaruar familja e saj.

Modelja britanike, Caitlin O’Reilly kishte qenë në një natë me miqtë në Manchester, kur vrau veten në dhomën e saj të hotelit, në qendër të qytetit.

Prindërit e saj, kanë ndarë historinë në një përpjekje për të ndihmuar njerëzit e tjerë që luftojnë me çështjet e shëndetit mendor.

Nëna e saj tha: “Kur morëm vesh se çfarë i kishte ndodhur kur ishte 13 vjeç, ky ishte një ndryshim i madh në jetën e të gjithëve. Në atë kohë unë isha oficere policie dhe isha në gatishmëri të vazhdueshme.

Ajo gjithmonë mendonte se nuk ishte e denjë. Herën e parë që erdhi në shtëpi nga shkolla e mesme, mendova se dikush e kishte ngacmuar atë. Ajo kishte shkruar" jo aq mirë "me një stilolaps të zi në parakrah. “/K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco