E vërteta e ‘lidhjes’ me Adrola Dushin/ Rrëfehet Capital T: Nuk bashkëjetojmë, por…

E vërteta e ‘lidhjes’ me Adrola Dushin/ Rrëfehet Capital T: Nuk bashkëjetojmë, por…

21:47, 25/10/2020
A+ Aa A-

Në faqet rozë, prej një kohë të gjatë është aluduar se reperi Capital T dhe modelja Adrola Dushi, janë në lidhje dashurie.

Ajo që e ka mohuar një gjë të tillë është modelja shqiptare, teksa ka treguar se dyshja janë shumë miq të mirë.

Ndërkaq, Capital T i futar në emisionin Shiko Kush Luan, është pyetur për këto spekulime me Adrolën, ku thuhej se edhe bashkëjetojnë.

“Nuk jemi duke bashkëjetuar, më pëlqen e kam shoqe shumë të mirë dhe kemi raport të mirë shoqëror” është shprehur ai.

U aludua se është në lidhje me Capital T, Adrola Dushi tregon të vërtetën

Gjeneza e këtyre thashethemeve ka ardhur nga një imazh që e ka publikuar Dushi në rrjetin social Instagram, teksa dyshja shihen së bashku.

Më shumë është forcuar një mendim i tillë, ku në këngën “C’est La Vie” protagoniste ishte bukuroshja brune, e që shiheshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Martin 26/10/2020 05:31

‘Shoke me perfitime’ I thone kesaj.

Shto koment

Denonco