Stili i puthjes tregon shumë për marrëdhënien që keni! Zbuloni disa prej tyre

Stili i puthjes tregon shumë për marrëdhënien që keni! Zbuloni disa prej tyre

18:49, 25/10/2020
A+ Aa A-

Puthja luan një rol të madh në forcimin e një lidhjeje romantike sipas studimeve.

Ka shumë lloje puthjesh me konotacione të ndryshme dhe mënyra se si e puthni partnerin tuaj, mund të deshifrojë dashurinë, sipas “Bright Side”.

Puthja e butë

Image

Kjo është një puthje delikate në të cilën të dy partnerët prekin butësisht buzët. Është një gjest që tregon se sa i afërt jeni me personin tuaj të dashur dhe sa rehat ndiheni në këtë marrëdhënie.

Puthja në faqe

Image

Kjo tregon afeksion dhe kënaqësi kur jeni në shoqërinë e njëri-tjetrit. Mund të jetë gjithashtu një shenjë që lidhja juaj romantike ka ende një miqësi të fortë në rrënjët e saj.

Puthja “njeriu merimangë”

Image

Një moment ikonik i filmit “Spiderman” ishte “puthja e njeriut merimangë”, skena ku Peter (Tobey Maguire) ishte varur me kokë poshtë dhe Mary (Kirsten Dunst) i dha atij një puthje pasionante.

Edhe pse kjo puthje nuk është praktike, realizimi i saj është një shenjë e spontanitetit në marrëdhënien tuaj dhe kjo do të thotë që pëlqeni të improvizoni dhe të gjeni mënyra të reja për të zbukuruar jetën tuaj dashurore.

Puthja e engjëllit

Image

Nëse e gjeni veten duke puthur butësisht qepallën e mbyllur të partnerit tuaj, atëherë po jepni “puthje engjëjsh”. Ky është një akt intim që simbolizon dashurinë intensive dhe i jep të dashurit tuaj një ndjenjë paqeje dhe sigurie. Nëse preferoni këtë lloj puthjeje, kjo do të thotë që e doni thellësisht gjysmën tuaj më të mirë dhe ju pëlqen ta bëni atë person të ndihet i dashuruar.

“Baby kiss”

Image

Kjo është një prekje e lehtë dhe e shpejtë e buzëve. Edhe pse është e thjeshtë, e pafajshme dhe jo shumë romantike, mund ta përdorni për t’i thënë “përshëndetje” ose “lamtumirë” partnerit. Nëse jeni në fillim të një marrëdhënieje të re, këto puthje janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të eksploruar dhe provuar kiminë tuaj.

Puthja me gojën e mbyllur

Image

Kjo është e ngjashme me “baby kiss”, por zgjat më shumë. Nëse ky është stili juaj i puthjes, kjo mund të tregojë se marrëdhënia juaj ka disa vështirësi. Puthja me gojë të mbyllur është një shenjë që ju nuk ndiheni shumë rehat me partnerin dhe për shkak të kësaj po vendosni një barrierë emocionale. Nëse nuk jeni të sigurt për ndjenjat, duhet të flisni me partnerin dhe të përpiqeni t’i zgjidhni gjërat.

Puthja franceze

Image

Ajo shpreh sensualitetin, dëshirën dhe romancën. Nëse ky është stili juaj, atëherë me siguri jeni një partner i pasionuar dhe aventuresk. Kjo zbulon faktin se ka shumë tërheqje fizike në marrëdhënien tuaj, që mund të çojë në një lidhje më të thellë midis jush.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco