Arilena Ara emocionon me urimin për ditëlindje nënën e saj

Arilena Ara emocionon me urimin për ditëlindje nënën e saj

17:36, 25/10/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja me famë Arilena Ara ka uruar me fjalët më të ndjera nënën e saj për ditëlindje.

Këtë urim ajo e ka ndarë me të gjithë  ndjekësit e saj në ‘Instastory’.

Sapo akrepat e orës kanë shkuar 00:00 I ka dërguar urimin më të ëmbël nënës së saj.

‘Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Zoti të bekoftë me lumturi të pashtershme! Uroj që portreti dhe sytë e tu të jenë gjithmonë të qeshur dhe unë të jem aty t’i përqafoj përjetësisht…

Të puth duart e tua të shenjta që më kanë përkëdhelur jetën. Gëzuar shpirt, sot festojmë për bekimin më të madh në tokë, NËNËN. Të dua’, ka shkruar këngëtarja.

/SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco