Një bashkëshorte si Georgina Rodriguez/ Nga modelimi tek hekurosja dhe gatimi

Një bashkëshorte si Georgina Rodriguez/ Nga modelimi tek hekurosja dhe gatimi

13:46, 25/10/2020
A+ Aa A-

Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, modelja Georgina Rodriguez, ngelet një nga femrat më të përfolura dhe emrat më të lakuara të mediave rozë.

Modelja, nënë e 4 fëmijëve, njihet për trupin e saj gjithmonë në formë, dhe format e përsosura të saj.

Georgina, ndan shpesh momente nga përditshmëria e familjes së madhe, dhe së fundmi ka bërë të njëjtën gjë.

Ajo, ka ndarë me ndjekësit një foto në InstaStory, ku duket se po gatuan dhe për këtë po e ndihmon vajza e vogël e familjes.

Me këtë foto, Georgina arriti të tërheqë vëmendjen e ndjekësve, duke e kthyer në një foto shumë të komentuar.

Modelja, ka treguar dhe herë të tjera, me anë të fotove, angazhimet e saj të ndryshme në familje, ku herën e fundit u fotografua duke hekurosur.

Pra, duket se modelja pavarësisht se bën një jetë luksoze dhe gëzon një pasuri të madhe, ajo angazhohet në 'punët e shtëpisë'.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco