Soni Malaj festoi ditëlindjen ditën e djeshme, ja sa vjeç mbushi këngëtarja

Soni Malaj festoi ditëlindjen ditën e djeshme, ja sa vjeç mbushi këngëtarja

09:13, 24/10/2020
A+ Aa A-

Soni Malaj festoi ditën e djeshme  39 vite jetë dhe në këtë ditë speciale ka marrë qindra urime speciale nga miq e të afërm të saj.

Ishin të shumtë kolegët që e uruan publikisht ditëlindjen, por surprizën më të bukur për të e kishin përgatitur në mbrëmje.

Këngëtarja tregoi  se këtë vit nuk kishte menduar të festonte për shkak të pandemisë, por miqtë e saj e kanë surprizuar.

 Ata kishin organizuar një festë për Sonin dhe duket se kanë menduar vetë për të gjitha detajet e këngëtarja ka mbetur e habitur.

“Jemi në kohë pandemie dhe nuk e kisha menduar që mund të festoja ditëlindjen, por falenderoj miqtë e mi që  më organizuan diçka të vogël, por me shumë dashuri”, ka shkruar Soni përkrah disa fotove të saj.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco