Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Anulohet turneu i Dua Lipës në Evropë

Anulohet turneu i Dua Lipës në Evropë

14:14, 23/10/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa , këtë vit kishte planifikuar një turne në vendet e Evropës, për të promovuar albumin e saj “Future Nostalgia” që u publikua me 27 mars.

Por, duket se situata pandemikë ndikoi drejtpërdrejt dhe në jetën dhe karrierën e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila shkroi në njoftimin e saj:

“Me një zemër të thyer do të shtyj turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor të vitit 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim, dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt. Ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Më mungon të qenit në turne më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festoj së shpejti! Në ndërkohë ju premtoj se do të shfaqen disa gjëra zbavitëse që shpresoj se do t’ju mbajnë gjatë gjithë kohës. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten tuaj. E juaja, Dua”.

Situata pandemike duket se po ndikon drejpërdrejt edhe në fushën e artit pasi dhe kinematografia është pezulluar aktualisht, duke shtyrë për vitin e ardhshëm shumë nga publikimet e filmave premierë.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco