I përmendin Enver Hoxhën, habit me deklaratën e tij Elton Ilirjani: Po të ishte gjallë do të bënte…

I përmendin Enver Hoxhën, habit me deklaratën e tij Elton Ilirjani: Po të ishte gjallë do të bënte…

11:03, 23/10/2020
A+ Aa A-

 Elton Ilirjani është një ndër personazhet publik më të komentuar nëpër media, i cili ka pranuar hapur prirjet e tij seksuale.

 Në një lidhje me Skype nga SHBA për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, biznesmeni reagoi ndaj akuzave dhe komenteve negative të qytetarëve lidhur me disa foto provokative që ka publikuar në rrjete sociale.

“Ngacmimin e bëra qëllimisht se ka një përqindje shumë të lartë të komunistëve të heshtur dhe që flasin, e bëra me qëllimin se Shqipëria nuk reagoi si Romania, dhe e veja e diktatorit vdiq si një zonjë në mes të Tiranës. Reagimi im erdhi për t’i thënë shoqërisë shqiptare të shkëputet nga njeriu i ndërtuar në komunizëm.

Këta politikanë janë të gjithë pasardhës të tyre, ose janë fëmijë të Bllokut, ose kushërinjtë të Bllokut dhe njerëz të ardhur nga Partia e Punës, një vazhdim i komunizmit i tmerrshëm dhe ti nuk guxon të thuash një fjalë dhe aq më tepër të hedhësh një foto.

Shqiptarët nuk kanë mirëqenie dhe kur vjen puna kur iu shajnë liderët bëhen keq. Shqiptarët e duan Enverin. Po të shikosh komentet që bëjnë, të gjithë thonë “Çohu Enver”. Po të ishte gjallë Enveri do të vinte të bënte dashuri me mua, kështu që shqiptarët të qetësohen se nuk janë gjërat ashtu siç duken. “, tha Ilirjani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco