Rihanna fotografohet në supermarket dhe fansat u ‘fiksuan’ pas pamjes së saj

Rihanna fotografohet në supermarket dhe fansat u ‘fiksuan’ pas pamjes së saj

14:50, 22/10/2020
A+ Aa A-

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura në botë. Ndodh rallë ta shohim të pakuruar apo në gjendje “shtëpie”.

Fotot e fundit të yllit të muzikës pop, Rihanna-s kanë bërë xhiron e rrjetit.

32 vjeçarja është fotografuar në supermarket me flokët gërshetë të kapur pas kokës dhe një bluze në ngjyrë të zezë duke zgjedhur ushqimet.

Gjatë gjithë kohës, ajo ka mbajtur maskë dhe me syzet e diellit, të cilat e bënin më të vështirë për ta dalluar.

Teksa zgjidhte produktet që donte, Rihanna u kujdes të ruante distancën e nevojshme nga të gjithë të pranishmit e tjerë që ndodheshin pranë saj.

Fansat e saj të “çmendur” e kanë adhuruar pamjen e saj “casual”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco