Rrëfimi tronditës i aktorit të njohur, tregon se kanë abuzuar seksualisht me të kur ishte adoleshent

Rrëfimi tronditës i aktorit të njohur, tregon se kanë abuzuar seksualisht me të kur ishte adoleshent

14:33, 22/10/2020
A+ Aa A-

Në librin e tij të kujtimeve, “Greenlights” aktori i njohur Mattheë McConaughey zbuloi se ishte viktimë e abuzimit seksual disa herë, gjatë adoleshencës së tij.

Libri tregon jetën e 50-vjeçarit, përmes momenteve që ai i identifikon si drita jeshile, të verdhë ose të kuqe, ngjarje që e bënë atë të përparonte, të vazhdonte ose të ndalonte. 

Fitues i çmimit “Oskar”, më tej tha se secili moment i dha atij një mësim dhe si ai ka ecur përpara.

McConaughey rrëfen disa fakte rreth tij mjaft tronditëse, ku zbuloi se ai ishte i detyruar të kryente seks për herë të parë dhe se ishte “shantazhuar”.

"Unë u shantazhova për të bërë seks për herë të parë kur isha 15 vjeç. Isha i sigurt se do të shkoja në ferr për seksin paramartesor. Sot, unë jam i sigurt se nuk është kështu. ”

McConaughey zbulon gjithashtu se ai ishte ngacmuar nga një burrë kur ishte 18 vjeç. Megjithëse ai nuk përfshin shumë më shumë detaje rreth përvojës së tij, McConaughey pohon se ai nuk e konsideron veten viktimë të situatave të ndodhura.

“Jam ngacmuar nga një burrë kur isha 18 vjeç, ai më rrëzoi pa ndjenja dhe më hodhi në pjesën e pasme të furgonit.  Unë kurrë nuk jam ndjerë si viktimë. Unë kam shumë prova që bota po komploton për të më bërë të lumtur," shkruan McConaughey. 

McConaughey zbulon gjithashtu detaje në lidhje me marrëdhëniet e trazuara të prindërve dhe martesën e tij me Camila Alves./K.H/Syri.net/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco