Festa e ‘çmendur’ e Kim K/ Nga puthja romatike me Kanye, deri tek e ëma që shpërthen në lot...

Festa e ‘çmendur’ e Kim K/ Nga puthja romatike me Kanye, deri tek e ëma që shpërthen në lot...

13:33, 22/10/2020
A+ Aa A-

Kim Kardashian, festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 40-të, e padyshim nuk kishte si të mungonte një super festë në këtë ditë kaq të veçantë.

Familja dhe miqtë i kishin përgatitur Kim-it një festë surprizë, e cila duket se e gjeti me të vërtetë të papërgatitur.

Në festë u panë detaje mjaft të veçanta por ajo që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve ishte torta, ku ishte vendosur numri 16, në vend të 40. Ndërkohë, në mure shfaqeshin me projektor disa nga momentet më të bukura të saj që prej fëmijërisë.

Motrat Kourtney dhe Khloe Kardashian, Kendall dhe Kylie Jenner luajtën një numër vallëzimi tipik të fëmijërisë së Kim- së bashku me vëllain Robert dhe miqtë e Kim.

Në festë, pati një larmi mesazhesh emocionuese nga anëtarët e ndryshëm të familjes, por vëmendje mori ai i nënës së saj Kris Jenner, e cila shpërtheu edhe në lot.

Kim kishte veshur një fustan të ngushtë ngjyrë gold, që e bënte të dukej goxha bukur.

Nuk kishte si të mungonte edhe Kanye West. Ata dukeshin shumë të lumtur, teksa shkëmbyen edhe një puthje pasionante.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco