Futbollisti braktiset nga partnerja/ E tradhtoi me ish të dashurën e shokut të skuadrës

Futbollisti braktiset nga partnerja/ E tradhtoi me ish të dashurën e shokut të skuadrës

13:14, 22/10/2020
A+ Aa A-

Ylli i Manchester United, Aaron Wan-Bissaka është braktisur nga partnerja e tij, pas skandalit se do bëhet baba nga një grua tjetër.

Aaron akuzohet se tradhtoi të dashurën Rhianna Bentley, me një modelee amerikane që ka qenë në një lidhje me shokun e tij të skuadrës Jesse Lingard, si edhe dyshohet ka një fëmijë me një grua tjetër.

Rhianna i dha fund marrëdhënies së saj tre-vjeçare me 22-vjeçarin, pasi Marliesia Ortiz rrëfeu të hënën se kishte pasur marrëdhënie intime me mbrojtësin.

Marliesia gjithashtu pretendoi se ai i kishte thënë se kishte lënë një grua tjetër shtatzënë.

Ajo postoi një imazh të çiftit më datë 28 shtator me mbishkrimin: “Ai do bëhet me fëmijë së shpejti, por më tha që nuk e dëshiron atë.”

Pas këtij skandali, Rhianna Bentley vendosi që të ndahej nga futbollisti.

21-vjeçarja bëri të ditur lajmin në një seri postimesh ne rrjetet sociale kur i uronte Aaron më të mirën.

 

 

Image

 

Image

Marliesia Ortiz
 
 
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco