Teuta Krasniqi  tregon se ka qarë dy javë kur kuptoi që në filmin e radhës do të shfaqej nudo

Teuta Krasniqi tregon se ka qarë dy javë kur kuptoi që në filmin e radhës do të shfaqej nudo

13:09, 22/10/2020
A+ Aa A-

Aktorja Teuta Krasniqi ishte e ftuar në emisonin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” .

Teuta, foli për shumë tema në jetën e saj, ku ndër të tjera tregoi më shumë dhe për rolin e saj në filmin “Engjëjt janë larg”, me regji të Gjergj Xhuvanit.

Bëhet fjalë pikërisht për faktin që në këtë film, ajo del nudo.

“Kam qenë shumë në dilema për këtë film, madje dy javë kam qarë. Sot jam shumë e penduar pse kam qarë”, tregoi Teuta.

“Më mbeti në fyt. Si aktore është budallallëk te mendosh se do të zhvishem e çfarë thonë njerëzia. Unë në atë kohë nuk e kisha luksin të mendoj vetëm si aktore pasi merresha me emisione humanitare e emisione të fëmijëve” shtoi më pas ajo.

Ndër të tjera, aktorja tregoi se e kishte pasur ëndërr të punonte me regjisorin Gjergj Xhuvanin.

Ndërsa tani, që kohët kanë kaluar, Teuta  shprehet se i vjen keq për veten pse e vuajti aq shumë këtë fakt.

Kujtojmë se Teuta, është ish-bashkëshortja e Bleros, me të cilin ka dhe një vajzë dhe aktualisht është e martuar me Adonisin, me të cilin ka dhe një tjetër vajzë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco