‘Të ka ardhur dita’/ Butrinti ka dy fjalë për fansin që e akuzoi për vjedhje të këngës

‘Të ka ardhur dita’/ Butrinti ka dy fjalë për fansin që e akuzoi për vjedhje të këngës

10:42, 22/10/2020
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, këgëntari i njohur Butrint Imeri ka publikuar në kanalin e tij në You Tube dhe në rrjetet sociale një këngë 1:36 minuta të gjatë, si një surprizë të bukur për fansat.

Butrinti shihet i ulur në tokë teksa këndon për dashurinë. Edhe një herë, këngëtari na vjen me nota melankolike, duke na treguar për mallin që e mundon për ‘atë’ që është larguar papritur.

Projekti titullohet “Anlasana” dhe për shumë fansa ky ishte një emër i dëgjuar, madje edhe vija melankolie. Bëhet fjalë pikërisht për këngën e turkut Haluk Levent, e cila mban të njëjtin titull.

Menjëherë, fansat kanë shpërthyer në akuza se ka kopjuar këngën, por në fakt ajo është remake. Këtë e ka sqaruar edhe vetë Butrinti, i cili si rrallëherë i ka kthyer koment një fansi, duke mohuar akuzat.

“Vjedh babe, vjedh. Të ka ardh dita.”- ka shkruar fansi.

Ndërkohë, Butrinti ka sqaruar: “Lexoje mirë titullin, ustah”.

 

 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco