Reperi i njohur kundër rritjes së taksave: Nuk dua të kthehem në 20 Cent

Reperi i njohur kundër rritjes së taksave: Nuk dua të kthehem në 20 Cent

15:17, 21/10/2020
A+ Aa A-

Reperi amerikan, 50 Cent, ka treguar publikisht mbështetjen e tij, për kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Një prej arsyjeve për këtë vendim të tijin, është qëllimi i kandidatit republikan, Joe Biden, që t’i rritë tatimet.

45 vjeçari thotë se të gjithë ata që kanë para do të ikin në rast se Biden bëhet president, pasi ai thotë se nga “50 Cent”, ai do të shndërrohet në 20 Cent.

“Po, nuk dua të jem 20 Cent. 62 për qind (plani i Biden për rritjen e tatimeve) është ide shumë, shumë e keqe. Nuk më pëlqen”, ka shkruar reperi në Tëitter. Ndërsa në një reagim në Instagram, ai ka shkruar: “Po i bëj gati valixhet, të gjithë që kanë para do të ikin”.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco