FOTO/ 70 vjeçe, por Mara Venier nuk ka frikë të plaket

FOTO/ 70 vjeçe, por Mara Venier nuk ka frikë të plaket

14:56, 21/10/2020
A+ Aa A-

Mara Venier është një figurë pozitive, një rol model për shumë gra. Ditën e djeshme, aktorja italiane ka festuar 70-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast vlen të kujtojmë 3 sekretet e shkëlqimit të saj.

Të jesh ‘tezja’ e televizionit

Kur flet për veten, Mara Venier i referohet si të ishte teze. Ajo nuk është nga ato gra që gënjejnë për moshën, përkundrazi, Mara tregon gjithçka që është e bukur, në çdo moshë. Ajo është një grua e qeshur, komode me ndryshimet e trupit. Ndonjëherë jo dhe aq, por nuk gënjen ta thotë këtë.

Ndonjëherë, bota e argëtimit dhe televizionit është e pamëshirshme ndaj grave të moshës 50 vjeç e lart, por ndoshta Mara e ka kuptuar recetën e suksesit: transmetimin e gjithë pozitivitetit të brendshëm.

Televizioni është argëtim

Ajo argëtohet duke punuar dhe ky është çelësi i suksesit.

Koha kalon pa e vrarë mendjen

Mara-s nuk i intereson koha që ecën. E pranon veten vit pas viti dhe nuk ndjek ndonjë ideal bukurie. Edhe kur ndryshon e bën me elegancë dhe vërtetësi./ Burimi Roba Da Donne/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco