Supermodelja Irina Shayk pozon nudo dhe VIP-at ‘ndaluan frymën’

Supermodelja Irina Shayk pozon nudo dhe VIP-at ‘ndaluan frymën’

14:54, 21/10/2020
A+ Aa A-

Irina Shayk ka pozuar e papërmbajtur dhe e paturpshme për kopertinën e Vogue, duke mos veshur asgjë dhe duke mbrojtur vetëm "vendet e nxehta".

 Ajo ka një fizik të zbukuruar në mënyrë të përsosur dhe një shikim depërtues: krejtësisht e zhveshur në këmbë në një piedestal ajo duket si një statujë e një perëndie.

"Një perëndeshë moderne greke" entuziazmon Eva Herzigova , e cila di diçka për bukurinë pa kufij. 

"Unreal" i shkruan Dua Lipa , dhe si shumë ndjekës të tjerë të saj (VIP dhe jo) që ndalojnë frymë para trupit perfekt të Irinës. 

Modelja u zgjodh nga revista prestigjioze për kopertinën e edicionit Çek në numrin që do të dalë në nëntor.

 Fotoja  u bë në Milano, në selinë e një shtëpie të rëndësishme mode.

Irina është një nga supermodelet më të kërkuara, ylli i padiskutueshëm i pasarelave dhe kopertinave të revistave me  të njohura.

Ajo është 34 vjeç, një moshë që për shumë ka shënuar rënien e karrierës së modelingut, ndërsa Iriana është më e bukur se kurrë dhe e palëkundur në majën e modës Olympus. 

Dhe në fakt kopertina kushtuar asaj nga Vogue është edhe një tjetër kushtrim për bukurinë e saj ... hyjnore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco