Të famshmit në një fushatë ndërgjegjësimi për shëndetin mendor

Të famshmit në një fushatë ndërgjegjësimi për shëndetin mendor

14:41, 21/10/2020
A+ Aa A-

Holly Willoughby, sot udhëhoqi një fushatë me njerëz të famshëm, në thirrjen e njerëzve që të ‘merrnin një moment’ për shëndetin e tyre mendor.

Mbi 200 yje morën pjesë në fushatë, e cila i paraqet ata teksa pozojnë për një seri shkrepjesh klasike, shkruan The Sun.

Ekspozita është në ndihmë të organizatës bamirëse të shëndetit mendor, MIND.

Galeria virtuale e artit, e cila është virtualisht në internet tani, përmban portrete të yjeve që shihen ‘duke marrë një moment qetësie’ për të mbyllur sytë dhe ‘rifreskuar energjinë dhe lidhjen e tyre’.

Të famshëm të tjerë që marrin pjesë në këtë fushatë përfshijnë emrat e njohur si: Rita Ora, Ant dhe Dec, James Corden, Kylie Minogue, Carol Vorderman dhe Tom Jones.

Vizitorët virtualë në ekspozitë do të jenë në gjendje të blejnë printime ekskluzive të një përzgjedhjeje të portreteve të të famshmëve.

Të gjitha donacionet do të shkojnë drejt organizatës MIND, e cila ofron mbështetje, informacion dhe këshilla për njerëzit me probleme të shëndetit mendor dhe artistëve që nuk mund të performojnë më për shkak të COVID-19.

 

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco