Diellit i organizojnë pritje madhështore në shtëpi

Diellit i organizojnë pritje madhështore në shtëpi

14:39, 21/10/2020
A+ Aa A-

Moderatorja  Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e bukur e dha dy ditë më parë partneri i moderatores, regjisori i njohur Eduart Grishaj me një foto ku shfaqej me vogëlushin e sapoardhur në jetë.

Arbana dhe Eduarti i kanë vendosur djalit emrin e veçantë, Diell.

Sot Dielli është mirëpritur në shtëpi me një atmosferë shumë të ngrohtë.

Ka qenë Xhemi dhe Eduarti që kanë publikuar pamjet nga mirëpritja madhështore.

Ambienti i shtëpisë është zbukuruar me tollumbaca, arusha dhe në qendër shkruhet "Mirëseerdhe bebi Diell".

"Lumturi", shkruan Xhemi krah fotos ku shfaqet me Arbanën përqafuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco