Robert Aliaj rikthehet në televizion shumë ndryshe, do konkurojë Blendi Fevziun

Robert Aliaj rikthehet në televizion shumë ndryshe, do konkurojë Blendi Fevziun

14:20, 21/10/2020
A+ Aa A-

Robert Aliaj do t’i rikthehet ekranit, por këtë herë jo si pjesëmarrës i ndonjë festivali muzike apo protagonist i jurive të spektakleve të ndryshme. Roberti do të vijë me një emision që do të mbajë emrin e tij, format i cili nuk lidhet me artin apo shoëbizin.

Burime pranë “News31” bëjnë me dije se Aliaj do t’i përkushtohet një programi politik, i cili do të transmetohet në ABC News. Jo vetëm kaq, pasi Roberti ka zgjedhur të shfaqet të enjteve në ekran, duke konkurruar kështu Blendi Fevziun në “Opinion” dhe Eni Vasilin në “Open”. 

Për të mësuar më shumë rreth asaj çka pritet të shohim nga Robert Aliaj, pritet të zbulohen detaje në vijim.

Diçka është e sigurt: artisti do të vijë në një dimension krejt ndryshe.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco