FOTO/ Katy dhe Orlando shpërngulen në super vilën 14 mln dollarëshe

FOTO/ Katy dhe Orlando shpërngulen në super vilën 14 mln dollarëshe

11:53, 21/10/2020
A+ Aa A-

Në fund të muajit gusht, çifti i njohur Katy Perry dhe Orlando Bloom u bënë prindër të një vajze,  me emrin  Daisy Dove Bloom.

Orlando ka dhe një djalë me ish-gruan Miranda Kerr, 9 vjeçar, të quajtur Flynn.

Tashmë që familja është zgjeruar, Katy dhe Orlando kanë marrë një vendim të rëndësishëm, duke u shpërngulur në një shtëpi fantastike me hapësirë të bollshme.

Ata kanë nisur një jetë të re në kompleksin Montecito, i cili ka pamje nga Oqeani Paqësor, e cila ndodhet në zonën e pasur të Kalifornias dhe i ka kushtuar çiftit 14.2 milion dollarë dhe përfshin një sipërfaqe toke prej 8.9 hektarësh.

Vizitorët mund të hyjnë në shtëpi përmes një rruge të gjatë me dru lisi.

Në këtë zonë, jetojnë dhe Prince Harry me Meghan Markle dhe Archie 17 muajsh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco