Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Fjolla zyrtarizoi lidhjen me Fisnikun, reagon bashkëshortja e tij: Më shkatërroi familjen...

Fjolla zyrtarizoi lidhjen me Fisnikun, reagon bashkëshortja e tij: Më shkatërroi familjen...

11:29, 21/10/2020
A+ Aa A-

3 ditë më parë, Fjolla Morina mori propozimin për martesë, ndërsa mbrëmjen e djeshme, ajo i habiti të gjithë, pasi u shfaq në rrjetet sociale krah partnerit të saj, me të cilin nuk kishte dalë kurrë publikisht.

Përveçse ka marrë guximin të shfaqet hapur me të, këngëtarja i bëri partnerit edhe një deklaratë të madhe dashurie, ku shprehej se kur dashuria mes dy personave është e vërtetë është në gjendje të kalojë çdo vështirësi, sepse ajo fiton mbi gjithçka.

“Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua Fisnik Syla”, shkruan Fjolla bashkangjitur fotos.

Kujtojmë se Fisniku ka qenë i martuar. “n’Zoom.biz” ka siguruar disa foto të bashkëshortes së Fisnikut, duke shkruar se fotot janë realizuar në gusht, kur Fjolla dhe biznesmeni sapo kishin nisur lidhjen.

Bashkëshortja e Fisnikut, ka treguar se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie mori fund, prej Fjollës.

“Atyre që deshtën shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë.”

Nuk dihet ende nëse ata janë divorcuar apo jo, por edhe Fjolla pak ditë më parë, reagoi ashpër në rrjetet sociale duke shkruar se mediat po shkatërrojnë familjen e një njeriu që s’ka lidhje me të

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco