Geta? Këtë vit do të vishni me këpucë të hapura

Geta? Këtë vit do të vishni me këpucë të hapura

10:03, 21/10/2020
A+ Aa A-

Është zyrtarisht ftohtë, por ndoshta nuk jemi të gatshme të lëmë mënjanë këpucët e hapura të verës.

Trendi që vjen nga pasarelat është mjaft modern: këpucët e hapura ose sandalet mund të vishen edhe me geta të trasha. Nëse ke menduar që mund ta shtysh sa më shumë kohën e veshjes së getave, atëherë pse të mos mendosh të shtysh më shumë edhe kohën e veshjes së këpucëve të hapura?

Ka disa rregulla për ta bërë këtë.

Sigurohu që getat të jenë të reja

Kjo do të thotë të mos kenë fije të hequra apo shenja të dëmtuara në taka. Do të kesh mjaft vështrime rreth e rrotull me këtë look, kështu që sigurohu që nailoni i getave të jetë i ri dhe i pastër.

Shmang tegelin e getave

Largoje ose fshihe poshtë tabanit të këmbës tegelin e getave, në mënyrë që të mos duket në gishta. Kjo pamje do të të tregojë gishtat e këmbës më bukur.

Shmang rrudhat në kyçin e këmbës

Ndërsa je munduar të fshehësh tegelin poshtë këmbës, po ashtu mundohu t’i tërheqësh getat sa më shumë të mundesh, në mënyrë që të mos krijosh rrudhë në kyçin e këmbës.

Zgjidh këpucët e duhura

Në fakt, jo çdo lloj këpuce mund të duket bukur me këtë lloj look-u. Më e mira është që për këtë lloj trendi të përdorësh këpucët e hapura me pak takë, që zakonisht mbajnë balerinat (edhe me pak platformë), të cilat kanë shumë pah hapësirë në maja. Po ashtu edhe stili i këpucëve deri në kyçin e këmbës. Mos zgjidh asgjë që mund të ta ndërlikojë look-un, sepse pastaj veshja bëhet delikate.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco