Imitoi modelen e njohur/ Instagram i bllokon foton e komedianes së njohur, por...

Imitoi modelen e njohur/ Instagram i bllokon foton e komedianes së njohur, por...

08:49, 21/10/2020
A+ Aa A-

Instagram ka ndaluar përdoruesit e platformës të shihnin një nga postimet e fundit të komedianes australiane, Celeste Barber.

Celeste poston foto, ku me pozicionet e saj imiton foto të modeleve, aktoreve, kengëtareve etj.  

Së fundmi, ajo ka pozuar gjysmë-nudo si modelja Candice Swanepoel, e cila u cilësua nga Instagrami si foto që shkel 'standardet etike të komunitetit'.

Ky është konsideruar si një gabim i turpshëm nga njerëzit, pasi Celeste, në të vërtetë, kishte veshur më shumë rroba në postimin e saj të fundit sesa modelja.

Barber është bërë e famshme për paroditë e saj qesharake në Instagram, ku duke pozuar në të njëjtën mënyrë si modelet, ajo do të tregojë sa qesharake mund të duket një grua 'e vërtetë' kur bën të njëjtat foto. Ajo ka grumbulluar më shumë se 7.3 milionë ndjekës, por këtë herë Instagrami nuk e pranoi foton e saj të fundit.

Shumë njerëz u revoltuar nga ky fakt i padrejtë. Celeste ndau një tjetër imazh nudo për të tërhequr vëmendjen e moderatorëve të platformës.

"Këtu, thjesht për të kontrolluar standardet tuaja të dyfishta",- shkroi ajo në postim.

Shumë shpejt platforma e Instagramit i kërkoi falje Celeste-s, duke e konsideruar këtë gjë si një incident që nuk duhet të kishte ndodhur.

"Kjo nuk duhet të kishte ndodhur, ne jemi të përkushtuar për të adresuar çdo pabarazi në platformat tona",- tha shefi i politikës publike të Instagramit, Philip Chua.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco