Lajmi i fundit

Bardhi publikon VIDEO-n: Bashkia e Tiranës grup i strukturuar kriminal, të protestojmë të premten

I zbuloi sekretin, aktorja e njohur i bën block të ëmës në Instagram

I zbuloi sekretin, aktorja e njohur i bën block të ëmës në Instagram

08:16, 21/10/2020
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Emma Roberts ka treguar se e ëma e saj i zbuloi shtatzëninë përmes Instagramit, ndërkohë që ajo po përpiqej ta mbante të fshehtë.

Ajo ishte e ftuar në emisionin Jimmy Kimmel Live, ku rrëfeu se tre vite më parë vendoi t’i blinte të ëmës një iPhone, mirëpo ky rezultoi të ishte vendimi më i gabuar për të.

Ajo i hapi dhe Instagram dhe brenda pak kohësh nëna e saj grumbulloi mijëra ndjekës me të cilët komunikonte vazhdimisht, pasi ata ishin fansat e Emma-s.

Ndërkohë që aktorja e mbante shtatzëninë të fshehtë, nëna e saj ju zbuloi fansave sekretin. Dikush nga ndjekësit e pyeti nëse Roberts është shtatzënë dhe ajo u përgjigj, “Po!!”. Dhe kur një tjetër ndjekës përgëzoi familjen, nëna e aktores shkroi, “Faleminderit shumë! Jam shumë e emocionuar”.

“Ishte një katastrofë. Dhe të gjithë këtë e mora vesh kur isha në avion. Kështu që nuk mund të flisja me mamin. Kur folëm, më pas qeshëm të dyja dhe pastaj filluam të debatonim. Në një moment i bëra block. Ishte arma ime e vetme.

Por më vonë ajo më shkroi në orën 2 të mëngjesit: ‘Më ke bërë block?’ me një fytyrë të trishtuar. Pastaj i bëra unblock. Ka qenë një luftë e vërtetë në Instagram me nënën time. Një histori e mirë për t’i treguar foshnjës”, ka rrëfyer Emma duke qeshur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco