Pas propozimit për martesë, Fjolla Morina shfaqet për herë të parë me partnerin

Pas propozimit për martesë, Fjolla Morina shfaqet për herë të parë me partnerin

07:26, 21/10/2020
A+ Aa A-

3 ditë më parë Fjolla Morina mori një super propozim romantik për martesë nga partneri i saj, Fisnik Syla.

Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fisniku i propozoi këngëtares për martesë.

“Unë thash Po! Dashuri”, shkroi Fjolla krahas postimeve, duke dhënë kështu lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë.

Mirëpo Fjolla nuk kishte dalë kurrë publikisht me partnerin e saj dhe ditën e djeshme ka ndarë foton e parë me të në rrjete sociale.

Përveçse ka marrë guximin të shfaqet hapur me të, këngëtarja i ka bërë partnerit edhe një deklaratë të madhe dashurie.

Fjolla shprehet se kur dashuria mes dy personave është e vërtetë është në gjendje të kalojë çdo vështirësi, sepse ajo fiton mbi gjithçka.

“Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua Fisnik Syla”, shkruan Fjolla bashkangjitur fotos.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco