'Asgjë nuk ka ndryshuar'/ Supermodelja tregon se ende përjeton racizëm në Britani

'Asgjë nuk ka ndryshuar'/ Supermodelja tregon se ende përjeton racizëm në Britani

14:13, 20/10/2020
A+ Aa A-

Naomi Campbell është vlerësuar si një nga supermodelet më të famshme në botë, duke u bërë një emër i njohur dhe duke hapur rrugën për gratë e reja në industri. 

Në një intervistë për “Vogue”, ajo tregoi se jetesa në Londër, nuk ka qenë e lehtë.

50 vjeçarja tregon se ka pësuar racizëm për shkak të ngjyrës së lëkurës.   

“Unë kurrë nuk e kam përjetuar si racizëm. Thjesht thoja, është territorializëm. Unë kurrë nuk kam dashur që njerëzit të thonë se unë e përdorja si një justifikim racizmin. Jam e lumtur që të gjithë flasin rehat për përvojat e tyre pa ndjerë frikë. Por për mua, asgjë nuk ka ndryshuar. Unë do të flas në të njëjtën mënyrë. ”

Naomi vazhdoi duke thënë se ajo ka qenë prej kohësh avokate e modeleve me ngjyrë të zezë.

“Tani gjërat që bëj nuk janë më vetëm për mua. Unë mendoj më shumë për kulturën time dhe racën time, në krahasim me të menduarit vetëm për mua. /K.H/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco