Ish-gruaja alarmoi policinë, Fabrizio Corona shpërthen kundër saj: Është e çmendur...

Ish-gruaja alarmoi policinë, Fabrizio Corona shpërthen kundër saj: Është e çmendur...

10:43, 20/10/2020
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, ish bashkëshortja e Fabrizio Corona-s, alarmoi policinë, pasi ky i fundit ka marrë djalin e tyre në shtëpinë e tij për të kaluar kohë së bashku, ndërkohë që ka dal pozitiv me Covid-19.

Ish-çifti ka pasur gjithmonë probleme e mosmarrëveshje mes tyre, por kësaj radhe gjërat kanë shkuar shumë larg.

Ajo publikoi një foto në rrjetet sociale, ku shkruante se ndërkohë që Fabrizio është me koronavirus, ka pranë djalin e tyre.

Sipas saj, papërgjegjshmëria e Fabrizio-s vë në rrezik djalin e tyre, 18 vjeç.

“Sapo telefonova 112, sepse Fabrizio Corona, pozitiv me Covid, ka ftuar Carlos në shtëpinë e tij, pa ditur unë asgjë dhe tani ata po ushtrohen së bashku, duke publikuar foto në Instagram.

Fabrizio nuk respekton jo vetëm rregullat e karantinës, por edhe shëndetin e djalit tim dhe të të gjithë atyre që kanë kontakt me të. Është një çmenduri e pastër. Me burra të papërgjegjëshëm si Corona, virusi përhapet, duke mbjellë edhe vdekjen dhe për fat të keq edhe zbatimin jo korrekt dhe jo konsistent të ligjit. Të gjithë jemi në rrezik.

Një djalë 18 vjeç mund të edhe të gabojë, për të bërë gjëra të caktuara, por për një baba gati 50 vjeç, është e papranueshme sepse ai e di shumë mirë që Carlos është më i rrezikuar," përfundoi Moric.

Por, pas akuzave, Fabrizio i ftuar në një lidhje live me emisionin "Live-Non è la D'Urso", dha versionin e tij të historisë. Ai është shprehur se “Nina është e çmendur, prandaj Carlos ia mbathi nga ajo”.

“Si pasojë e asaj çfarë bëri ajo psikopate e çmendur, ajo zonjë që ishte gruaja ime, unë jam i detyruar të tregoj pjesën time në këtë histori.

Nina është çmendur dhe më urren. Carlos iku nga nëna e tij, por tani është rikthyer. Jam i dëshpëruar nuk di çfarë të bëj për të mbrojtur djalin tim, më besoni! Unë jam ndoshta më keq sesa kur më futën në burg. Djali im nuk është mirë, ai merr telefonata nga një burrë që i flet për luftëtarët e dritës dhe demonët”, -është shprehur Corona.

Për ditë me radhë, Corona dhe Moric kanë akuzuar njëri-tjetrin për çdo gjë. Moric akuzon Corona-n për sjellje të papranueshme dhe për fyerje e kërcënime ndaj saj. Ndërsa në "Live-Non è la D'Urso", ish-fotografi ngriti akuza kundër ish-gruas së tij të lidhura me qëndrime të veçanta të saj ndaj djalit të tyre.

Gjithçka nisi me audio të publikuara nga Moric, ku dëgjohej zëri i djalit të tyre që i kërkonte të jetonte me të dhe të largohej nga i ati, pasi me këtë të fundit do të mësonte vetëm të këqijat. Audio këto që sipas Corona-s janë të manipuluara dhe janë nxjerrë nga konteksti. Më pas Nina publikoi një telefonatë të Fabrizio-s që e kërcënonte për shkak të publikimit të këtyre videove, duke i thënë se do e vriste./K.H/Syri.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco