Robert Redford në zi, humb njeriun më të shtrenjtë

Robert Redford në zi, humb njeriun më të shtrenjtë

09:12, 20/10/2020
A+ Aa A-

Tragjedi për ikonën e Hollivudit Robert Redford.

James, djali i tij ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare nga kanceri.

Ishte gruaja e tij Kyle që dha lajmin e hidhur me anë të një postimi në Twitter.

’James vdiq sot. Zemra jonë është e thyer. Ai jetoi një jetë të bukur, që e deshti shumë. Do të na mungosh pafundësisht. Si gruaja e tij prej 32 vjetësh jam shumë mirënjohëse për dy fëmijët spektakolar që kemi rritur bashkë. Unë nuk e di se çfarë do të kishim bërë pa ata në dy vitet e fundit. ' shkroi Kyle në postimin e saj. 

James ishte nga martesa e aktorit me historianën Lola Van Wagenen e cila u martua me Robertin në 1958 dhe u ndanë në 1985.

Ai ishte një skenarist, gjithmonë shumë afër çështjeve humanitare.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco