Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Njihuni me stilisten 17-vjeçare që bën art në flokë

Njihuni me stilisten 17-vjeçare që bën art në flokë

09:01, 20/10/2020
A+ Aa A-

Milena Diekmann, është një stiliste vetëm 17-vjeçare nga Gjermania, emri i së cilës po bën xhiron e  rrjetit, për shkak të modeleve të ndryshme të flokëve tek vajzat. 
Ajo, duket se ka sjellë një risi në stilet e flokëve, pasi modelet që ajo krijon, duken sikur janë punuar me grep dhe thurje.
Milena, në një intervistë për Bright Side, ka deklaruar se asaj gjithmonë i kanë pëlqyer flokët e gjata dhe se një ditë filloi të punonte gërsheta të thjeshta, por papritur i filluan disa ide ku më pas filloi të eksperimentoi më shumë me flokët dhe të realizojë stile të pazakonta.
Stilistja e re ka marrë vëmendje dhe komplimente të mëdha në rrjete sociale.

Punën e saj e kanë pëlqyer edhe shumë persona të njohur.
Stilistja ka pohuar se këtë punë e bën me frymëzim dhe me shumë vullnet dhe pse është një proces i vështirë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco