Sofia Richie ‘harron’ Scott, shihet nën shoqërinë e sipërmarrësit në Malibu

Sofia Richie ‘harron’ Scott, shihet nën shoqërinë e sipërmarrësit në Malibu

08:58, 20/10/2020
A+ Aa A-

Pas ndarjes nga Soctt Disick, duket se modelja e njohur, Sofia Richie nuk ka humbur kohë për të krijuar njohje të reja. Së fundmi 22-vjeçarja është fotografuar duke darkuar me Matthew Morton, drejtues i kompanisë ‘Cha cha matcha’.

Burime për ‘Daily Mail’ kanë zbuluar se Sofia dhe Matthew kanë darkuar në Nobu Malibu dhe se Morton nuk është pjesë e ‘showbiz-it’ të huaj.

Matthew drejton një kompani kafesh dhe duket se është shumë privat përsa i përket jetës së tij pasi dhe llogarinë në ‘Instagram’ e ka të tillë.

Nuk dihet se çfarë fshihet realisht pas kësaj marrëdhënie të dyshes, ndonëse ndjekësit janë duke pritur me padurim të rejat nga jeta e Sofia-s pas ndarjes nga Scott.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco