Kim fiton më shumë nga një reklamë në Instagram,  sesa nga një sezon i ‘Keeping Up With The Kardashian

Kim fiton më shumë nga një reklamë në Instagram, sesa nga një sezon i ‘Keeping Up With The Kardashian

13:50, 19/10/2020
A+ Aa A-

Kim Kardashian ka folur hapur për fitimet e saj nga “Keeping Up With The Kardashian”.

Ajo ka treguar se nuk e ka aspak problem që shoë-t të famshëm po i vjen fundi.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 39 vjeçare, sqaroi mirë financat dhe fitimet e saj në sezonin e tretë të Netflix ‘My Guest Needs Needs No Introduction With David Letterman’.

“Ne nuk do të ishim këta që jemi sot pa u mbështetur në Keeping Up With the Kardashians dhe kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të ndajmë mënyrën e jetesës tonë. Edhe nëse, realisht ne mund të postojmë diçka në rrjetet sociale dhe të bëjmë më shumë para sesa bëjmë për një sezon të tërë”, shpjegoi ajo.

Kim nuk dha një shumë reale në lidhje me atë që fiton nga një postim i vetëm në Instagram, por më parë theksoi se arrin diku nga 300,000 deri në 500,000 dollarë dhe nganjëherë më lart se një milion dollarë.

Variety raportoi në 2017 që familja Kardashian nënshkroi një marrëveshje ‘100 milionë dollarëshe’ me rrjetin për të rinovuar shfaqjen deri në vitin 2020. Të njëjtin vit, TMZ raportoi se marrëveshja për pesë sezone ishte me vlerë 150 milionë dollarë.

KUWTK, e cila do të përfundojë me sezonin e 20-të në 2021, është vetëm pjesë e asaj që e bën vlerën më të lartë të Kardashian mes motrave të saj. Ajo drejton kompani të shumta, bën paraqitje dhe natyrisht marrëveshje të mëdha në rrjetet sociale.

Në fillim të këtij muaji, Forbes raportoi se pasuria e nënës së katër fëmijëve vjen me 780 milionë dollarë pasi ajo shiti 20 për qind të aksioneve në kompaninë e saj të kozmetikës tek Coty në muajin qershor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco