Arbana Osmani bëhet nënë për herë të dytë, Eduarti zbulon gjininë dhe emrin e veçantë të vogëlushit

Arbana Osmani bëhet nënë për herë të dytë, Eduarti zbulon gjininë dhe emrin e veçantë të vogëlushit

11:49, 19/10/2020
A+ Aa A-

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka sjellë në jetë një djalë, fryt i marrëdhënies me regjisorin Eduart Grishaj.

Ka qenë ky i fundit që e ka dhënë lajmin e ëmbël përmes një statusi në Instagram.

Grishaj ka postuar një foto me të voglin në krah dhe shkruan: “Lindi Dielli”. Në këtë mënyrë ka zbuluar edhe emrin e veçantë të të birit.

Kujtojmë që Arbana ka edhe një djalë më të madh nga martesa e parë, ndërsa për Eduartin kjo është një eksperiencë e re.

View this post on Instagram

Lindi Dielli ??

A post shared by Eduart Grishaj (@eduartgrishaj) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco