Në krahët e një mashkulli muskuloz në ditën e lindjes, festa e ‘shthurur’ e Encës

Në krahët e një mashkulli muskuloz në ditën e lindjes, festa e ‘shthurur’ e Encës

08:13, 19/10/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur, Enca feston sot 25 vjetorin e lindjes. Ajo ka bërë një festë të çmendur me shoqërinë.

Në disa foto dhe video të ndara me ndjekësit në Instagram, Enca ka ndarë disa imazhe në të cilat shihet me veshje ekstravagante.

Ndërkohë në qendër të sallës është vendosur një tabelë e madhe ku shkruhet “Dh*pi ma i fort i bon 25”.

Enca ishe e veshur me një fustan gjumi në ngjyrë rozë të lehtë dhe me një këmishë të gjatë nate hedhur krahëve. Ajo duket në formë të mirë fizike, pasi pak javë më parë, iu desh ti nënshtrohej një operacioni të vështirë në këmbë.

Ndërsa në një foto tjetër, këngëtarja gjithashtu shihet në krahët e një djali muskuloz.

Teksa ai e ngre në krahë, ajo për pak ka zbuluar pjesët intime të saj.

Po ashtu, vendi në të cilin ajo po bën festë, është dekoruar me balon dhe shkrime të ndryshme për të.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco