Aktorja e njohur ndahet nga partneri pas 5 vitesh

Aktorja e njohur ndahet nga partneri pas 5 vitesh

10:42, 09/10/2020
A+ Aa A-

Aktorja e njohur, Lily James dhe Matt Smith, raportohet të jenë ndarë, pas 5 vitesh lidhje.

Mediat e huaja shkruajnë se 31 vjeçarja dhe partneri i saj janë ndarë “me të mira”, ndërsa aktorja po kërkon të dal me dikë tjetër, që nuk është pjesë e showbizit.

Në maj, Matt, 37 vjeç dhe Lily ndezën thashetheme se ata do të pajtoheshin, pasi kaluan karantinën së bashku në shtëpinë e tyre, pas një ndarje në dhjetorin e kaluar.

Një burim tha për “The Sun” se Lily dhe Matt e kuptuan se ata janë më mirë si miq, pasi marrëdhënia e tyre nuk funksionoi.

Tani thuhet se ylli i “Downton Abbey” po kërkon të njoh një person të thjesht dhe larg showbizit.

“Lily kërkon një burrë normal, larg mediave, sepse ajo nuk do të ishte e qetë nëse do lidhej me tjetër VIP.”.

Lily dhe Matt u njohur në 2014, teksa luanin së bashku “Pride and Prejudice”, por romancën e tyre e bën publike në shkurt të vitit të kaluar./K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco