Rihanna ka dy fjalë për ata që e kritikojnë për mbrojtësin kundër diellit në dimër

Rihanna ka dy fjalë për ata që e kritikojnë për mbrojtësin kundër diellit në dimër

22:39, 01/10/2020
A+ Aa A-

Rihanna ka reaguar ndaj atyre që nuk e kuptojnë përdorimin e saj të SPF (për mbrojten e lëkurën) në produktet e linjës së saj ‘Fenty Beauty’.

Këngëtarja postoi një foto në Instagram, ku shihej me njolla 'SPF' mbi faqet e saj ndërsa ishte e veshur me një sutjena. 

“Duke mbrojtur lëkurën time nga njollat, derisa të përpiqem ti zhduk plotësisht.”

Një ndjekës i shkruan se: "është dimër tani", duke lënë të nënkuptohet se kremi kundër diellit nuk është më i nevojshëm në këtë periudhë të vitit.

Ndërsa 32 vjeçarja, i është kundër përgjigjur: “për mua kjo është injorancë! Por ju do të keni rrudha nëse mendoni se spf sezonale! Por vazhdoni ”.

Shumë ndjekës të tjerë, mbështetën komentin e Rihanna-s, duke lënë të kuptohet se SPF nuk është sezonale. 

Rihanna ka folur edhe më parë për rëndësinë e mbrojtjes së lëkurës nga rrezet e dëmshme, duke shpjeguar se ekspozimi i saj në diell, pasi ajo është rritur në Barbados, ka shkaktuar pigmentim të lëkurës së saj.

Në një intervistë me “Yahoo Entertainment” ajo tha: “Duke u rritur në një ishull, ju jeni të ekspozuar ndaj diellit çdo ditë. Kështu që gjithmonë keni menduar se SPF ishte një gjë sezonale.”/ K.H/Syri.net/ 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

just protecting my melanin while they try to eradicate it! @fentyskin #FentySkinStartRs mini gang!

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco