Ngjashmëri e pabesueshme e Fahriye Evcen me mbesën e saj

Ngjashmëri e pabesueshme e Fahriye Evcen me mbesën e saj

11:24, 01/10/2020
A+ Aa A-

Fahriye Evcen, aktorja turke e cila u martua me Burak Ozçivit në vitin 2017, vitin e kaluar përjetoi ndjenjën e mëmësisë për herë të parë.

Evcen, shpesh ndan poza të lumtura familjare në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, aktorja ndau me ndjekësit disa foto ku ajo pozon me vajzën e motrës së saj, Ruya Seçgin .

Mirëpo këto foto morën një vëmendje shumë të madhe dhe arsyeja ishte ngjashmëria e Fahriye Evcen me mbesën e saj.

Të shumta ishin komentet nga ndjekësit të cilëve nuk iu shpëtoi fakti që Fahrie dhe Ruya ngjajnë si dy pika uji.

Epo, me sa duket, bukurinë e paskan në gen!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco