‘Unë jam aty për ty’ Fifi viziton Fjolla Morinën dhe publikon videon emocionuese

‘Unë jam aty për ty’ Fifi viziton Fjolla Morinën dhe publikon videon emocionuese

07:04, 01/10/2020
A+ Aa A-

Prej 22 shtatorit Fjolla Morina qëndron e izoluar në një shtëpi në Kukës pas caktimit të masës “arrest shtëpie” për shkak se u kap me 2 pistoleta në kufirin e Shqipërisë.

Mediat kanë publikuar foto e video të ndryshme nga shtëpia ku këngëtarja po kalon izolimin dhe në to ajo shfaqej shumë e qetë.

Ndërkohë ditën e djeshme kolegia e Fjollës, Fifi, ka shkuar për një vizitë në këtë shtëpi duke treguar se do i qëndroj pranë mikes së saj në çdo moment.

Fifi ka publikuar në Instagram një video shumë emocionuese, në të cilën Morina shihet duke komunikuar përmes celularit me vajzën e saj të vogël, Alayah.

Fjolla duket shumë e prekur nga videoja, ndërkohë që përpiqet të argëtojë të bijën.

“Ajo ka nevojë për vogëlushen e saj! Fjolla Morina çfarëdo që të ndodhë, kudo që jeta na përplas, në të mirë e në të keq unë jam aty për ty”, ka shkruar Fifi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco